Lajmet e fundit

Kryetari i ri plaku Sali e cilësoi “mrekullia e shekullit 21′ zgjedhjen e tij! Ka të drejtë, nuk ka ndodhur asgjëkundi në botë

 

Kryetari i ri plaku Sali e cilësoi “mrekullia e shekullit 21′ zgjedhjen e tij! Ka të drejtë, nuk ka ndodhur asgjëkundi në botë
Në fjalimin e tij të shkurtër nga seli blu, ku kishin mbërritur edhe simpatizantë, që nuk i kursyen fishekzjarrët, Berisha e cilësoi fitoren e tij një mrekullinë e shekullit 21, duke thënë se tashmë misioni është “çlirimi i Shqipërisë nga një regjim që nuk e meriton”.

 

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! (…)Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipërua dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, tha Berisha ndër të tjera.
Shtγ’p hapsiren rek.lamυese me pσshte per te ndjekυr videσn ↓↓ artikυlli vazhdσn..

 

Mirëpo përtej entuziazmit të Sali Berishës, që vjen në krye të PD-së pas një shkëputje prej 9 vitesh, do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit! Kjo sepse statuti i Partisë Demokratike është në Apel dhe pritet vendimi përfundimtar. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë ai do të jetë kryetar legjitim i PD-së, në të kundërtën nëse vendimi i atij gjyqtari pa vetting do të hidhet poshtë, Berisha do të jetë thjesht një kryetar i zgjedhur nga një palë zgjedhje që i thirri vetë, e që do të jenë të pavlefshme.

 

Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë. Që nga 9 shtatori 2021, Berisha nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende.