




Mështekna dhe çaji nga kjo bimë ndihmojnë në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore. Përfitimet e saj për organizmin njihen që në lashtësi, ndërsa në mjekësinë popullore konsiderohet si një nga bimët më mjekësore.
Përdorimi i çajit të thuprës është i përhapur në të gjithë botën. Largon ujin e tepërt nga trupi, shëron sëmundjet e lëkurës: Kjo është bima më shëruese!





Përdoren sythat, gjethet, lëvorja, lulja dhe lëngu i thuprës. Mështekna ka veti shërues e falë përbërjes së saj. Sythat dhe gjethet janë të pasura me vitaminë C, por përmbajnë edhe vitamina dhe minerale të tjera, si kalium, kalcium dhe fosfor.
Kjo bimë e mrekullueshme forcon trupin, rinovon indet, përshpejton shërimin e plagëve të thella, forcon sistemin kardiovaskular dhe ul presionin e lartë të gjakut.





Mështekna trajton me sukses sëmundjet e veshkave, duke nxjerrë jashtë toksinat e grumbulluara. Gjithashtu është vërtetuar se lehtëson sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis dhe skuqjet dhe inflamacionet e ndryshme. Përveç kësaj, stimulon punën e mëlçisë sepse lehtëson sekretimin e tëmthit.Shtγ’p hapsiren rek.lamυese me pσshte per te ndjekυr videσn ↓↓ artikυlli vazhdσn..





Çaji i thuprës njihet për rezultatet e shkëlqyera kur bëhet fjalë për humbjen e peshës. Falë vetive që ka, është një diuretik i shkëlqyer, ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi dhe është i shkëlqyer në luftën kundër peshës së tepërt dhe celulitit. Gjithashtu lehtëson dhimbjet menstruale.
Përgatitja e çajit të thuprës – Ky është i vetmi çaj që nuk zihet. Konkretisht, ju vetëm duhet të derdhni ujë të nxehtë mbi gjethe ose lule. Më pas, duhet të prisni që të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe pija është gati.