




Ju prezantojmë një recetë tradicionale gjermane për një pije që ndihmon në pastrimin e enëve të gjakut!
Ky eliksir pastron arteriet, rregullon yndyrnat në gjak, ndihmon me ftohjet dhe infeksionet, forcon imunitetin dhe pastron mëlçinë. Kombinimi i tre përbërësve natyralë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj. Për ta bërë atë ju duhet hudhër, xhenxhefil, limon dhe ujë.
Përbërësit:





4 thelpinj hudhre / 4 limonë
3 deri në 4 cm xhenxhefil të freskët / 8 gota ujë.
Përgatitja:





Lani limonët (me lëvozhgën), më pas i prisni në kubikë. Pastroni hudhrën. Hidhni limonin, hudhrën dhe xhenxhefilin në një blender. I përziejmë derisa të përftohet një masë homogjene.
Masën nga blenderi e vendosim në një tenxhere në zjarr dhe shtojmë ujin. Përziejini herë pas here derisa lëngu vlon. Sapo lëngu të vlojë, hiqeni tenxheren nga zjarri. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni për disa orë, mundësisht gjatë natës që të ftohet.





Kullojeni lëngun. Vendoseni pijen në një shishe qelqi ose kavanoz. Mbajeni shishen në frigorifer. Rekomandohet të pini 1 gotë (180 ml) në ditë, të paktën 2 orë para vaktit. Pijeni pijen për pastrimin e enëve të gjakut brenda 21 ditëve. Më pas bëni një pushim për një javë dhe kontrolloni gjakun. Nëse është e nevojshme, mund ta përsërisni procedurën.
Ju sugjerojmë të lexoni: Gjithçka për Ushqimin ju fton në eventin “Zakonet e shëndetshme për një rrahje zemre të shëndetshme”.