Lajmet e fundit

“Kam 37 vjet që e pres këtë ditë”, Babë e bir shohin njëri-tjetrin për herë të parë, babai s’mban dot lotët..

Atë e bir, panë njëri-tjetrin për herë të parë pas 37 vitesh. Ervisi kishte ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, familjen e tij biologjike, ekzistencën e të cilës e mësoi kur ishte 25 vjeç. Deri në atë moshë ai ishte rritur me prindërit birësues, pa e ditur se ata nuk ishin familja e tij biologjike. Këtë të diel ai zbuloi se si ishte e vërteta e historisë së tij dhe përse atë e kishin lënë në jetimore.

Ai u emocionua pa masë kur mësoi se ai kishte edhe dy vëllezër të tjerë veç vëllait nga familja birësuese. Ervisi arriti të takonte vëllai e tij të madh i cili sapo e kishte marrë vesh se vëllai i vogël po kërkonte familjen mezi e kishte pritur këtë takim. Po ashtu ai u njoh edhe me babain me anë të një lidhje direkte. Babai i tij kur e pa nuk arriti t’i mbante lotët dhe u shpreh se kishte 37 vite që e priste këtë moment.

Ardit Gjebrea: Ti do e dëgjosh historinë e familjes tënde. Është një histori e cila për fat të keq ka pasur momente shumë të vështira për prindërit e tu, të cilët në kohën e komunizmit kanë njohur edhe burgun dhe në momentin që nëna jote mbeti shtatzënë me babin, babai jot u burgos, pastaj edhe mami. Në momentin që ti linde mami e kishte të pamundur të mbante se ishte në burg, në Belsh, aty ku ke lindur dhe gjyshja nuk mund të mbante një foshnje të porsa lindur.
Prandaj të çuan në shtëpinë e fëmijës, ata kishin shpresë se do të rimerrnin. Por në ato vite ti e di se ç’ndodhte, në momentin që bëheshin birësimet, shkonin prindër që dëshironin fëmijë, shtëpitë e fëmijës u jepnin. Ty të dhanë te prindërit e tu, mami dhe babi, se ata janë prindër të vërtetë për ty.

Kur shkoi mami të merrte i thanë është i birësuar dhe nuik i dhanë asnjë informacion sepse nuk lejohej që të jepej. Të njëjtën gjë i thanë edhe babit. Babi që e kemi në Londër gjatë gjithë kësaj kohe të ka parë, të ka dëgjuar. Ti je gati ta shohësh në monitorin atje? Je gati ti flasësh babit?
Ervisi: Po gati… / Ardit Gjebrea: Agim.
Agimi: Urdhëro. / Ervisi: Përshëndetje!
Agimi: Përshëndetje! Si je mirë?
Ervisi: Mirë faleminderit! Jam shumë i surprizuar dhe nuk e prisja këtë lloj, këtë lloj surprize…

Pas shkëmbimit të këtyre fjalëve, babai që nuk e kishte parë kurrë djalin e tij, nuk mundi t’i mbante emocionet dhe lotët. Mes lotëve i tregoi djalit se prej vitesh e priste këtë moment, se e kishte kërkuar por nuk e kishte gjetur, ndërsa Ervisi i tha se ai nuk e gjykonte sido që të kishin shkuar gjërat…
Agimi: Kam 37 vjet që e pres këtë ditë. S’kam mundur të gjejë të kam kërkuar.

Ervisi: Në çfarëdolloj arsye apo momenti unë nuk mund të paragjykoj as ty as nënën time. Ashtu erdhën rrethanat ashtu është jeta.
Agimi: Ju dua shumë!
Ervisi: Sigurisht edhe unë.