Lajmet e fundit

Humbi bashkëshortin para disa vitesh, Irma Libohova zbulon të rejat nga jeta personale: Nuk jetoj më vetëm!

E ftuar në “A Show” në ‘SYRI TV’ me Adi Krastën, këngëtarja dhe artistja shumë e dashur për publikun, Irma Libohova, erdhi me një rrëfim personal mbi jetën e saj.Libohova ka treguar ndryshimin që pësoi jeta e saj, pas largimit nga jeta të bashkëshortit të saj, me të cilin ka qenë shumë e lidhur si nga jeta bashkëshortore ashtu edhe nga ajo e karrierës.
5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë

Krasta: Përpara disa vitesh, ne kemi bërë një intervistë sapo ti kishte humbur bashkëshortin, i cili ka qenë njeri i njohur, e para pse ka qenë shumë simpatik e dyta pse të ka shoqëruar ty me një devocion dhe dashuri fare të veçantë.
Kur kemi qenë ne shumë të rinj dhe ju ishit të fejuar dhe të martuar rishtazi, gjithmonë na bënte shumë përshtypje si ajo ngjante dhe ishte në fakt një lidhje e jashtëzakonshme, siç rezultoi në fund. Ndërkohë, kanë kaluar disa vjet Irma, çfarë ndodh me ty në harkun e këtyre viteve kur drama zë një cipë, jeta vazhdon përpara dhe njeriu është i detyruar të lëviz ë, të ndryshojë dhe të transformohet.

Libohova: Është një mungesë që është shumë e dukshme, e prekshme, kur ti je mësuar gjithë jetën me një njeri që të ka hequr pjesën më të madhe të vështirësive të profilit të punës, dhimbja është padiskutim kur ikën një njeri nga jeta, shtylla kryesore të ikën nga jeta dhe ti pëson një ndryshim, as vetë nuk je në gjendje ta kuptosh ç’ndodh me veten tënde të paktën sa ti të ri-orientohesh edhe një herë. Kam defiçit shumë gjëra, unë nuk jam një organizatore e mirë e vetes time, ka shumë raste që mund t’i lë pas dore, ndërkohë që kam pasur këtë njeriun që ishte shumë puntual dhe korrekt. Kam deficenca… dhe ia ndjen mungesën. Shpirtërisht, jeta vazhdon dhe zëvendësohet me gjëra të tjera, me të tjera prioritete që ke.

Krasta: Nuk zëvendësohet me njerëz të tjerë.
Libohova: Absolutisht jo. Thjesht na ka ardhur në jetë mbesa, për shembull që është një gëzim që nuk përshkruhet dot. Kjo në një farë mënyre e ka plotësuar atë mungesën. E kam thënë dhe herë tjetër, unë jetoj vetëm por nuk jam e vetmuar.