Lajmet e fundit

Mori frymë thellë për herë të fundit dhe tha: “Të dua o ma”, historia e vogëlushit që përloti botën

Advertisement

 

Kanë kaluar gati dy muaj që kur Ruth Scully kaloi makthin më të madh që mund të përjetojë një prind dhe tashmë ajo ka zgjedhur të ndajë me të gjithë eksperiencën e saj.Në 4 shkurt të këtij viti, djali i saj humbi betejën me një formë të rrallë të kancerit që prek indet e buta.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Në kujtim të tij, ajo publikoi disa fotografi që tregojnë realitetin e ashpër me të cilin përballen fëmijët e prekur nga sëmundja.Scully shpjegon se gjatë gjithë periudhës që ishte i sëmurë, ai refuzoi të ndahej nga nëna madje shtrihej në dyshemenë e tualetit, teksa ajo bënte dush.

Advertisement
Advertisement

 

Fotografia e parë tregon vogëlushin kur qëndronte shtrirë në dysheme, pak ditë pasi kishte përfunduar disa seanca të forta kimioterapie. Ndërsa, fotografia e dytë, tregon të njëjtën dysheme, por këtë herë pa Nolan.

 

“Tani ndihem në ankth sa herë që dua të bëj dush.
Shoh vendin ku ai më priste gjithmonë dhe që tani është bosh. Vendin ku dikur rrinte vogëlushi im.

Advertisement
Advertisement