Lajmet e fundit

Pas 41 vitesh Besniku gjen nenen e tij por ajo e ref uzon ashtu si e bra ktisi ne maternitet

Besnik Rika nga Kuçova ka gjetur nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjecarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë.Emisioni “Pa Gjurmë” në Report TV gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina, ajo e cila në vitin 1981 solli në jetë një djalë, të cilin më pas do ta braktiste në maternitet. Foshnja u birësua pa mbushur ende një vjeç nga çifti Xhezmie dhe Qani Rika nga Kuçova.
5htyp/lɑrgo hɑpèsiren rek’lɑmuese mè poshtè dhe lexoni lɑjmin e plotè

Historia e Besnikut preku zemrat e mjaft qytetarëve, më së shumti atyre nga qyteti i Durrësit, ku ky sekret u mbajt i fshehur për afro 41 vitesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Shega, Besnik Rika mëson të vërtetën e jetës, ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikon lajmin.
Odeta Dume: Ne ta kemi gjetur nënën Besnik
Besnik Rika: Jooo ku është. Është këtu? Ka ardhur?
Odeta Dume: Nuk e di, nuk shoh gjë. Besnik e di që je pushtuar nga emocionet…
(Qan bashkëshortja Shega)

Besnik Rika: Jam i përgatitur për gjithçka
Minutat në vijim të transmetimit live bëhen edhe më emocionuese, pasi për Besnikun nuk është e lehtë të dëgjojë atë se çfarë do të komunikonte nëna biologjike, e cila sot jeton në Itali.
Rudina Gj.: Unë e dëgjova këtë, se e ndjek programin tuaj. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur 41 vite parë. Më vjen keq, se nuk kishte bërë një jetë të mirë. Mgjth unë e kam mbyllur këtë muhabet kam familjen time tani, jam e martuar dhe kam 20 e ca vjet dhe këtë histori unë e kam patur tepër sekrete. Atëherë kam qenë e re, ndodhi dhe nuk dija ku me e mbajt, rrethanat dhe kaq.

Odeta Dume: Ti e ke sjellë atë djalë para 41 vitesh, ti e mendon se ai djalë ka të drejtë të të takojë?
Rudina Gj.: Ato të drejtat unë i di, pavarësisht se unë jam 64 vjeçe. Vij nga një familje nga më të mirat në Durrës, pavarësisht si ndodhi, se ishim të reja.
Odeta Dume: Ti dëshiron të lidhesh me djalin?
Rudina Gj.: Jo, jo, jo. Nuk do të kthehem mbrapsh, se është gjynah edhe për atë. Sepse po u lidha nëpërmjet telefonit, unë duhet ta shoh, të flas, do t’i pres, t’i përcjell duhet të shkoj dhe unë këto gjëra nuk i du. Ti pri e mbara…atje ku është më nënën, me gruan me kalamajtë
Odeta Dume: Rudina, ju jeni e martuar me shqiptar apo shtetas italian?

Rudina Gj.: Jo jo me shqiptar, durrsak
Odeta Dume: Ka motra, apo vëllezër Besniku keni ju fëmijë të tjerë?
Rudina Gj.: Jo, një djalë që pata më ka vdekur 7 muajsh. Të rroj ai të bëhet 100 vjeç.
Odeta Dume: Nëse ju nuk dëshironi të takoheni me Besnikun, ju lutem jepini mundësinë të njohi babain e tij.
Rudina Gj. Unë nukmund të hyj në jetën private të tij, ashtu sikurse nuk dua të më hyj në jetën private timen. Se edhe është i martuar me fëmijë, të paktën që në atë kohë.
Pavarësisht se e refuzoi të birin, Rudina ngre disa pyetje për të, pa fshehur kuriozitetin mbi të shkuarën e të birit.

Rudina Gj: Pse kishte bërë jetë të vështirë ai?
Odeta Dume: Sepse prindërit nuk kanë patur mundësi ekonomike, prindërit i kanë dhuruar dashuri
Rudina Gj.: Më vjen keq, sepse unë e pashë mënyrën si fliste i pashë të gjitha. Megjithatë unë me dash nuk mund të lidhem me të pa studiuar të shkuarën e tij, a ka probleme me ligjin. Mgjth unë nuk kthehem mbrapsh, se këtë gjë nuk ma e ka ditur njeri, as vëllezërit e mi. Mua më erdhi keq, skam gojë me fol. Por a do ta pranojnë njerëzit e mi?
Odeta Dume: Ti vetë çfarë ndjen? Ke një mesazh?
Rudina Gj.: Një mesazh zemre kam. Ti shkojë jeta sa më mirë, me shpirt këtë i uroj. Unë kam probleme shëndeti dhe të tjera, nuk mund të kthehem 41 vite pas.

41-vjeçari emocionet, ndërsa nuk ka fjalë të përshkruaj ndjenjat e veta të trazuara ndoshta për shkak të refuzimit. Ai largohet nga studio me shpresat se një ditë nëna e tij biologjike do të kërkojë të vij tek ai.
“Të paktën t’i njihja fytyrën. Kaq doja. Një gllënkë qumësht nga ajo do ta kem pirë. Nëse do ta kisha përballë do ta përshëndetja. Unë i pres të gjtha. Ajo e dashka të jetë mister kjo gjë, por tashmë u bë publike. Unë nuk po bëj krim. Edhe unë nuk dua ti prishja jetën asaj. Thjeshtë ta dinë edhe të tjerët që paska lindur një fëmijë. Unë i pres të gjitha dhe të zezën dhe të bardhën. Ndoshta një ditë do të pendohet, e do jetë ajo që do të dojë të lidhet me mua, e të më takojë.”
Pasi nëna e refuzoi, ’Pa Gjurmë’ zbuloi emrin e babait biologjik të Besnikut, Lutfi E., 66-vjeçarit që jeton po në qytetin e Durrësit.
“Nuk guxoj t’i dërgoj një mesazh as babait, pasi nuk dua që t’i prish jetën atij. Mbase edhe ai nuk don, ndoshta e ka sekret edhe ai. Nëse më ka ndjekur, po të dojë le të vijë të më takojë”-përfundon i pushtuar nga emocionet 41-vjeçari.