Lajmet e fundit

Humbi nënën dy vite më parë, Fiori Dardha rrëqeth: Më thanë mjekët lëshoja dorën se ka mbaruar

Humbi nënën dy vite më parë, Fiori Dardha rrëqeth: Më thanë mjekët lëshoja dorën se ka mbaruar
Si sot dy vite më parë Fiori Dardha pësonte një nga humbjet më të mëdha të jetës së saj, në mos më të madhen, teksa ndahej nga jeta nëna e saj.

Pas një be teje të gjatë me sëmundjen, mamaja e moderatores, ndërroi jetë në 5 janarin e 2021, ndërsa që nga ajo kohë Fiori ndan me ndjekësit në Instagram shpesh momente speciale që ka kaluar me të ëmbën, dedikime plot dashuri dhe mbi të gjitha, na jep të gjithëve një arsye më shumë të shkojmë të përqafojmë nënat tona, për sa kohë i kemi.
Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe sot, në këtë 2-vjetorin e kësaj dite të vështirë, që Fiori me gjasë nuk do ta harrojë asnjëherë, ndërsa gazetarja ka zgjedhur të postojë në Instagramin e saj kujtimin e fundit që ka me të ëmën.

Bëhet fjalë për një foto nga shtrati i spitalit, pikërisht në momentin kur Fiorit i është dashur të shkëpusë dorën nga e ëma, me këshillë edhe të mjekut, ndërsa bashkangjitur me foton.
Fiori thotë se nuk e di ku e gjeti guximin ta largojë dorën, ndërsa po ashtu shprehet se nuk do të mësohet asnjëherë me humbjen e saj.
Në fund, Fiori nuk harron të shprehë dashurinë për të ëmën dhe jep një këshillë për të gjithë.”Uroj t’i keni sa më gjatë nënat tuaja dhe mos harroni t’i përqafoni e t’u dhuroni dashuri çdo ditë!”.