Lajmet e fundit

“E urreja Alda Klosin”, dëshmia e pastrueses Rozeta Dobit: Pashë kasafortën plot me…

Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimet e vjedhjes së mijëra eurove nga një e punësuar si pastruese nëpër banesat e të pasurve të Tiranës.
Në pranga deri më tani janë Rozeta dhe Havier Dobi (nënë e bir). Ata u lanë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Rozeta Dobi ka deklaruar para hetuesve se kishte probleme me pronaren përgjatë 5 viteve punë dhe e urrente, si motiv të grabitjes.

“Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë 6 e cila ishte në ngjyrë gri.
Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shumamonetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollarë, në moment që i ka parë këto shuma parashnga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”-thuhet në një pjesë të dosjes.

Nga ana tjetër djali i Rozetës, Havier Dobi i arrestuar si bashkëautor ka thënë se paratë i ka çuar në shtëpi e ëma e tij dhe se nuk ka lidhje direkte me grabitjen.
“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion.

Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte.

Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD”-shkruhet për Havier Dobin në dosje.

English