HOME

9 vjeçari shqiptar i shkruan Ietër Presidentit Biden: Kërkesa që ka për të

Një fëmijë 9 vjeç nga Kosova i quajtur Diell Sadriu i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-ve Joe Biden, në të cilën i kërkon mbështetje për të mësuar më shumë rreth SHBA-ve.

Në letrën drejtuar Biden vogëlushi shprehet se do të dëshironte të dinte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerikë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan ajo.

Letra e shkruar nga 9 vjeçari, Diell Sadriu:
I dashur Z. Biden,
Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President
Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.
Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.
Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *