LAJME

A do të qëndrojë PDK në seancë, ditën kur do të votohet Vjosa Osmani për Presidente? Flet Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim duke folur për çështjen e Presidentit ka treguar nëse do të qëndrojë në sallë apo jo gjatë votimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për Presidente.

Haliti ka pohuar se për këtë çështje do të veprojë sipas vendimeve që merr Kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar.

“Unë do të veproj sipas vendimeve që merr Kryesia e Partisë Demokratike dhe Grupi Parlamentar. Kjo nuk është çështje personale është çështje politike e partisë dhe e Grupit Parlamentar. Njeriu mund të ketë mendime të kundërta por kur je në një parti dhe në një Grup Parlamentar mendoj që vendimet janë të obligueshme për të gjithë”, tha ai.

Ai tutje ka pohuar se kanë mendime të ndryshme brenda Kryesisë në lidhje me këtë çështje por ka thënë se nuk kanë dalë me një vendim përfundimtar.

“Jo nuk kemi marrë asnjë vendim, jemi duke e diskutu, duke e trajtu çështjen, por nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar. Kemi mendime të ndryshme, por përfundimtar s’kemi vendim” tha Haliti.

Kryetarja e Listës “Guxo” Vjosa Osmani, në marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin, janë dakorduar se e njëjta do të kandidojë për postin e Presidentes.

Osmani në lidhje me këtë çështje ka folur edhe mbrëmë ku ka thënë se ajo mund të votohet edhe nga deputetë të LDK-së.

“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë”, deklaroi ajo.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *