LAJME

A duhet të emigroj dhe ta le nënën vetëm?

Pyetje: A duhet të emigroj dhe ta le nënën vetëm?

Përgjigje: ”Atij nuk i lejohet që të largohet dhe ta braktis nënën e tij që është në nevojë për të. Ai duhet të qëndrojë me të për t’i shërbyer asaj dhe ta trajtojë atë mirë. Ky është një justifikim i vlefshëm për atë që të qëndrojë atje:

”Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). Atyre do t’iu falë Allahu. Allahu është që shlyen e falë shumë (gabime).” 4:98-99

Ai justifikohet për të mos emigruar. Megjithatë, ai duhet të kapet për fenë dhe të sillet mirë ndaj nënës së tij.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *