HOME

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i japin “goditjen” e fundit Fatmir Limajt në Malishevë – Vetëvendosje del e para!

Lëvizja Vetëvendosje në bastionin e Nismës Socialdemokrate, në Malishevë, pas numërimit të votave të diasporës, ka fituar bindshëm, ku ka ‘thyer’ bastionin e Fatmir Limajt.

Sipas disa të dhënave të fundit, për votat e mërgatës në Komunën e Malishevës, po del që bastioni i NISMA-s në Malishevë nuk ekziston më.

Kështu ka bërë të ditur Valon Krasniqi, zyrtar nga iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, përcjell “Bota sot”.

Sipas një postimi që ka bërë Krasniqi, Lëvizja Vetëvendosje, edhe në këtë komunë është e para me 578 vota më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *