HOME

Ali Ahmeti: Sot i ndezëm motorët për zgjedhjet lokale

Lideri i BDI së Ali Ahmeti thirri sot në selinë e partisë së tij kryetarët e degëve për të biseduar për dy tema që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend.

Çështja e parë sipas tij është regjistrimi i popullsisë sepse ju e shihni se është politizuar dhe ekzagjeruar.

Ahmeti tha se jemi këtu për të marrë informacionet e duhura për të shpjeguar në terren ecurinë e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët që është një detyrim dhe obligim edhe nga Eurostat por edhe nga BE.

“Nuk është ndërmarrje që të ndajë njerëzit në shumicë apo pakicë, t’i ndajë në maqedonas, shqiptarë apo tjerë” deklaroi lideri i partisë më të madhe shqiptare Ahmeti .

“Nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve,për përgatitjen e zgjedhjeve lokale, zhvillimet e brendshme në BDI sa u takon këtyre zgjedhjeve deklaroi Ali Ahmeti.

Sot është fillimi i përgatitjes për 3 tetorin e këtij viti për zgjedhjet lokale që do të organizohen u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *