LAJME

Analisti i’a shuan shpresat Haradinajt për postin e presidentit, tregon emrin që po e përkrah edhe Amerika

Zgjedhjet e 14 shkurtit arritën të sjellin “goditjen” për disa parti, duke i radhitur ato pothuajse në fund të listave.

Ajo e cila pësoi humbjen më të madhe gjatë historiës së saj është LDK-ja, e cila u radhit e treta në listën e partive fituese, shkruan “Bota sot”.

Nga kjo humbje të pësuar, Mustafa edhe dha dorëheqje duke marrë kështu përgjegjësi për humbjen e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mirëpo edhe pse Mustafa nuk është në krye të LDK-së, qëndrimet e tij duke I nxitur edhe anëtarët e tjerë të kryesisë po vazhdojnë të jenë prezente.

Së fundmi tema më e përfolur në vendin tonë është posti I presidentit e që nuk po përjashtohet edhe ardhja e emrit në zarf.

Por ajo që po mori vëmendjen kohëve të fundit ishte deklarata e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa I cili deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Sipas tij, Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.

Në lidhje me këtë deklaratë të Mustafës pati reagime duke mos u pajtuar dhe e parë të paarsyshme këtë deklaratë të tij.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur që pozita e e të parit të shtetit po bëhet gjithnjë e më shumë e temë diskutimi.

Kandidatët që kanë kandiduar për këtë post, janë Osmani dhe Haradinaj e që postin e presidentit aktualisht po e ushtron Osmani.

Tutje analisti thotë që nuk është nevoja për emrin në zarf pasiqë Osmani e ka dëshmuar që mund të jetë në këtë pozitë duke e dëshmuar këtë edhe me votat që ajo ka fituar nga këto zgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *