LAJME

Arrestohet moderatori dhe menaxheri Meriton Mjekiqi?

Moderatori i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Meriton Mjekiqi përveçse prezantues dhe autor i emisionit “Gjoni Black”, njihet edhe si menaxher i disa emrave të njohur të estradës, ndër ta edhe reperit senzacional të tregut muzikor, Don Xhon. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *