HOME

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Në trupat tonë, çdo gjë është e lidhur. Dhe, nëse e vëreni se keni filluar t’i humbni flokët, atëherë është mirë ta kuptoni pse para se të merrni masa drastike.Ilaçet
Pse?Disa ilaçe për shtypje të lartë të gjakut, antidepresantët, etj. kanë efekt anësor rënien e flokëve.

Pas ndalimit të përdorimit të atyre ilaçeve, flokët fillojnë të dalin, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndalni ilaçet.
Çfarë duhet të bëni?
Konsultohuni me doktorin.

Gjenetika
Pse?

Faktori më i zakonshëm i rënies së flokëve janë gjenet. Gjeni për rënien e flokëve mund të trashëgohet nga babai, por edhe nga nëna.Çfarë duhet të bëni?Nëse prindërit kanë problem me rënie të flokëve, gjasat janë të mëdha se do të keni problem të ngjashëm. Ju mund t’i ulni rreziqet duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke bërë stil të shëndetshëm të jetesës.

Ndryshimi i temperaturës
Pse?

Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të jetë arsye për humbje të peshës. Temperaturat e ftohta në dimër dhe rrezet ultravjollcë në verë jua bëjnë flokët më të holla.Çfarë duhet të bëni?Mbani kapelë pavarësisht kohës së vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *