HOME

As moti i keq dhe as pandemia nuk pengon 80 vjeçaren të votojë, apeli i saj për qeverinë e re

Këtë 14 shkurt as moti i ftohtë e as pandemia nuk ka ndalur pensionistët të votojnë. 80 vjeçarja nga Livoçi, e cila thotë se gjithmonë ka dhënë votën e saj këtë vit kërkon rritje të pensioneve.

Halime Kçiku thotë se do të votojë sa të ketë jetë, por që nuk e di se a do të ketë mundësi t’i pres ndryshimet.

“Gjithmonë sa të jam gjallë… çka të donë ata, çka të bëjnë rahmet. Po pres, në mujsha me prit ku me dit a na jep Zoti jetë”, thotë ajo për KosovaPres.

Edhe pse e shoqëruar nga djali i saj, Kçiku thotë se dëshiron të votojë vetë pa e ndihmuar dikush.

“Me na i rrit pak pensionet, në mujshin me na rrit faleminderit…kom qef me votu, vet kom qef”, ka shtuar ajo.

Ajo votën e saj e ka dhënë paraditen e sotme në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

Ndërkohë deri në orën 11:00, kanë votuar 7,85 për qind e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *