HOME

Banorët e një fshati në Ferizaj “kujdesen për të uruar Bidenin në një mënyrë të veçantë”, në ditën e inaugurimit të tij si President

Në disa fotografi të publikuara të ardhura në adresë të Telegrafit, shihet një poster i presidentit në ardhje të SHBA-së, Joe Biden.

Siç edhe shihet në fotografi, bëhet fjalë për një poster – i cili sipas përshkrimit, është vendosur në një ndërtesë në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Në fotografitë e publikuara thuhet se bëhet fjalë për një “iniciativë” të qytetarëve të rrugës së quajtur sipas djalit të ndjerë të Joe, Beau Biden – i cili ka shërbyer në Kosovë.

“Urimet më të përzemërta nga qytetarët e rrugës ‘Beau Biden’, Kosovë!”, shkruan në posterin e vendosur.

Ndryshe, një “ndjeshmëri” në raport me një president amerikan kishte treguar edhe një qytetar nga Kosova, përkatësisht nga Istogu, i cili shtëpinë e tij e kishte “dekoruar” me emrin e Donald Trump. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *