HOME

BekëBerisha “selam“ VV-së dhe Vjosa Osmanit: Veç Ramush Haradinaj President edhe pikë!

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, gjatë ditës në një deklarim për Gazeta Blic, ngreu alarmin që Vjosa Osmani, mund të mos bëhet presidente.Kjo për shkak, se sipas Demhasajt, duket se partitë politike, nuk janë të interesuara për t’ia bërë kuorumin Osmanit në Kuvend, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja e saj në krye të shtetit.E këtë gjë, sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e konfirmoi po ashtu në një deklarim për Gazeta Blic, Bekë Berisha.

Ai tha se AAK nuk heq dorë nga kandidatura e Ramush Haradinajt për president.Madje, sipas Bekë Berishës, nuk e kupton pse diskutohet munndësia që AAK të heq dorë nga posti i presidentit.“Ne qëndrojmë veç me kandidaturën tonë. Kjo dihet nuk e di pse keni dilema për këtë punë”, thotë Berisha.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak të shkuarjes për në Hagë, ku po gjykohet nga Gjykata Speciale.Në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 14 shkurt, dy parti hynën në garë edhe me kandidatë për president, përveç atyre për kryeministër.Lëvizja Vetëvendosje e kandidoi Vjosa Osmanin për të paren e shtetit, teksa një kandidaturë të tillë e kishin bërë edhe AAK, e cila nominoi Ramush Haradinajn për këtë post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *