HOME

Bitcoin arrin rekordin e 50 mijë dollarëve, ekspertët: Një ditë do të zëvendësojë arin

Bitcoin arrin rekordin e 50 mijë dollarëve, ekspertët: Një ditë do të zëvendësojë arin

Është “mbretëresha” e kriptomonedhave, por mesa duket Bicoin po shndërrohet gjithmonë më shumë në një mjet pagese i përdoruar dhe i njohur gjerësisht nga tregu ndërkombëtar.

Monedha virtuale ka arritur një tjetër rekord historik dje duke arritur kuotën e 50 mijë dollarëve. Një shifër marramendëse kjo, në qoftë se merret parasysh fakti që në dhjetor Bitcoin kishte thyer rekordin e 20 mijë dollarëve.

Arsyet e kësaj rritje janë rezultat i një koniunkture që intereson më së shumti dollarin. Vendimi i Rezervës Federale i marsit të kaluar, për të ulur pothuajse në zero interesin, ka zhvlerësuar tej mase monedhën amerikane, duke e bërë shumë atraktive në sytë e investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë Bitcoinin.

Një gjigant si Tesla ka deklaruar jo vetëm që së shpejti do të njohë pagesat me kriptovalutën për blerjen e automjeteve që prodhon, por ka filluar të shndërrojë një pjesë të parave të kursyera në Bitcoin.

Një ngjarje që sipas analistëve do të përhapë përdorimin e Bitcoinit është vendimi i të mërkurës së Mastercard për të njohur dhe pranuar brenda vitit disa kriptomonedha, mes tyre me siguri edhe Bitcoin.

Fondet ndërkombëtare po fillojnë të investojnë shuma parash të mëdha në kriptovaluta. Sipas njërës nga më të njohurat, BlackRock, Bitcoin ka potencialin për të zëvendësuar një ditë edhe arin, në tregjet ndërkombëtare. Por ata theksojnë se blerja e kriptomonedhës, për shkak të luhatjeve të forta brenda një afati kohor të shkurtër, edhe me 20 ose 50%, mbetet një investim për ata që kanë ”zemrën e fortë”./a2cnn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *