SHOWBIZ

Çiljeta Xhilaga rrëfen marrëdhënien me Alban Hoxhën: Që pesë vite bashkë, kur dashuria është e fortë çdo gjë kalohet

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, që një kohë të gjatë ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me projektet që ka realizuar.

Krahas karrierës, ajo ka qenë mjaft e komentuar edhe për jetën private e posaqërisht pas lidhjes me portierin Alban Hoxha.

Për këtë të fundit ka folur më gjerë në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, ku zbulon raportin e tyre dhe atë që ka me djalin e këngëtares.

“Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës tonë, ndërsa tani është 8 vjeç normalisht që kjo ka ndikuar shumë, kanë një marrëdhënie shumë të mirë janë si shokë”, ka thënë ajo.
E pyetur se çfarë i pëlqen më shumë te Hoxha, Xhilaga nuk heziton të shpreh disa arsye se përse qëndron në një romancë me portierin shqiptar.

Lexo po ashtu:
Si rrallë herë, Çiljeta publikon video me Alban Hoxhën ndërsa ia shpreh dashurinë me një dedikim të veçantë
Si rrallë herë, Çiljeta publikon video me Alban Hoxhën ndërsa ia shpreh dashurinë me një dedikim të veçantë
“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara, qoftë unë apo Albani se kishim menduar ndonjëherë pasi ishim të dy nga marrëdhënie të mëparshme me nga një fëmijë, as ai as unë nuk e mendonim që të njiheshim e të dashuroheshim. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta, ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që çdo marrëdhënie kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe dashuria është e fortë çdo gjë kalohet dhe pastaj merr një trajtë tjetër kur t’i kupton që nuk rri dot pa njëri-tjetrin. Albani është një djalë sentimental dhe besnik, njeri familjar ka sedër shumë”, thotë më tej ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *