SHOWBIZ

Dafina Zeqiri konfirmon ribashkimin me DJ Geek, publikon fotografi duke shkëmbyer puthje me të

Ata duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj, DJ Geek, të cilët janë komentuar mjaft shumë në faqet rozë për ndarjen e tyre e po ashtu edhe për ribashkimin.

Të njëjtit kanë konfirmuar së fundmi se vazhdojnë të jenë bashkë në disa fotografi që janë ndarë në rrjete sociale.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Foto: Instagram)

Ka qenë vet artistja Zeqiri, ajo e cila ka publikuar dy fotografi me DJ Geek, në njërën prej të cilëve shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Në bazë të imazheve, çifti duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku ndonëse nuk zbuluan destinacionin e pushimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *