SPORT

Dana White jep lajmin e madh për rikthimin e Khabib Nurmagomedov në UFC

Presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë se Khabib Nurmagomedov do të kthehet në UFC nëse ndonjë prej yjeve të peshave të lehta në UFC 257 bën diçka spektakolare.

Nurmagomedov u largua nga sportet luftarake pasi mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC kundër Justin Gaethje vitin e kaluar.

Ai njoftoi pensionimin e tij tronditës në Oktagon pas fitores ndaj Gaethej, por luftëtari i pamposhtur ka zhvilluar bisedime me shefin e UFC-së, White, mbrëmë, dhe mund të ndryshojë mendje.
Lexo po ashtu:
Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij
Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij
51-vjeçari ka zbuluar se ‘The Eagle’ do të ndryshojë vendimin e tij të pensionimit nëse ndonjë nga pretendentët e UFC 257 bën diçka spektakolare dhe e bën atë të dëshirojë të kthehet.

“Ai ka arritur gjithçka që ka vendosur të arrijë”, ka thënë fillimisht White gjatë transmetimit të Max Holloway kundër Calvin Kattar.

“Ai mendoi se Oliveira dukej me të vërtetë mirë në luftën e tij kundër Tony Ferguson. Të shtunën tjetër, kemi luftën McGregor-Poirier dhe Chandler dhe Hooker”.

“Fjalët e tij për mua ishin: ‘Unë do ta shikoj këtë luftë’. Ai tha, ‘Kurrë nuk do ta lidhja ndarjen, do ta mbaja rripin, do ta mbaja rripin larg çdokujt tjetër’”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *