HOME

Dardan Molliqaj ironizon pas zgjedhjes së Qeverisë së re

Ish anëtari i VV-së, që tash drejton PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook i ka përqeshur disa prej ish-partiakëve të vet.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Sot u votua qeveria e re, rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Analiza jone mbi këtë qeveri është e bazuar mbi dy faktorë: premtimet programore që na flasin për orientimet, por edhe njerëzit që tregojnë për përgatitjen e performancën eventuale.

Ne shohim përputhje të plotë midis këtyre faktorëve.

Qeverisja nuk e sheh si problem modelin ekonomik, por mosfunksionimin e tij.

Prandaj, na duhen aty liberalë të pastër, mundësisht edhe me kulturë.

Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë.

Ata janë Hekuran Murati, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli.

Pa ndërhyrje në sistemin tatimor dhe politika të rishpërndarjes, ata na thonë se rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror janë të ndara.

Pa sigurime shëndetësore e sistem të drejtë pensional, qeveria e re, ndihmat do t’i shesë si sistem të mirëqenies.

Emri i sektorit të arsimit është në përputhje të plotë me mungesën e qëllimeve transformuese aq të nevojshme për këtë fushë.

Arbërie Nagavci shumëkujt mund të mos i duket kompetente, por nuk duhet të harrojmë që detyrat që ajo i ka para vetes bazuar nga programi nuk do t’i sjellin fare kokëçarje.

Për të ndërhyrë tek rënia drastike e nivelit të absorbimit të dijes tek nxënësit kërkohet guxim politik e dashuri për dijen, sepse duhet sfiduar një nga grupet më të mëdha të interesit.

Asgjë të tillë s’do të shohim.

Shëndetësia do të drejtohet nga një ministër tejet i papërgjegjshëm.

Arben Vitia kishte mbyllur Kosovën për mbrojtje nga pandemia, por në pikun e saj merr pjesë në një tubim prej 1000 personash.

Sjellja e tij nuk i ngjan universalitetit të Hipokratit, por hileve të hipokritit.

Ministria e Brendshme do t’i besohet vaj medet Xhelal Sveçlës, kurse Ministria e Jashtme përmes Donika Gërvallës do ta personifikojë në mënyrë permanente skandalin diplomatik.

Prej ditës së sotme së paku nuk do të na thonë më mjaft e kritikuat opozitën, tash do të thonë pritni 1 vit, pastaj do të thonë 1 mandat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *