HOME

Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për komunën e Prishtinës

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës është Daut Haradinaj.

Përmes një statusi në Facebook, Ramush Haradinaj ka thënë se me këtë kandidaturë është konfirmuar respekti i AAK’së për kryeqytetin.

“Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion“, ka shkruar ai.

Haradinaj ka përmendur edhe ligjin për kryeqytetin që ishte votuar në kohën sa ai ishte kryeministër.

“Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore. Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar. Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve.”, shtoi Haradinaj. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *