HOME

Deklarata e Ambasadorit Amerikan për Kosovën shkakton tërmet në Serbi, reagon ashpër Vuçiq

Edhe kreu u shtetit serb, Aleksandar Vucic “i është përgjigjur” ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott në deklaratën e tij se “Kosova është shtet sovran”, duke e “këshilluar” se “nuk je ti aty ambasador, që t’i korrigjish gazetarët”.

Megjithatë, Vucic i ka dhënë të drejtë ambasadorit të ShBA-ve në atë qëndrim.

“Kjo është e drejtë e tyre, ata janë f uqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve dhe para fuqive të mëdha ta mbrojmë qëndrimin tonë”, ka thënë kryetari i Serbisë sipas medieve serbe.

Ai ka shtuar se sikur të ishte i pranishëm do të reagonte, ndonëse me maturi, dhe ka kritikuar përfaqësuesin e qeverisë, i cili nuk ka reaguar.

“Nëse është qeveri e shtetit sovran, pse atëherë bisedojnë me Serbisë”, ka thënë Vucic, duke shtuar se është fjala për një fuqi të madhe dhe duhet të bisedojnë.

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar dje se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht i bëhet presion Serbisë për bisedime me “të ashtuquajturën qeveri të Kosovës ku gjysma e udhëheqësve janë njerëz me dosje penale apo janë në procese gjyqësore”.

“Nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte, sikurse edhe me të gjithë përfaqësuesit e ndonjë shteti në rajon”, ka thënë diplomati amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *