LAJME

Del kundër babait të saj/ Ivanka Trump dëshiron të marrë pjesë në inaugurimin e Biden

Del kundër babait të saj/ Ivanka Trump dëshiron të marrë pjesë në inaugurimin e Biden

Ivanka Trump, vajza dhe njëherësh këshilltarja e Donald Trump ka shprehur dëshirën për të marr pjesë në inaugurimin e Biden si president më 20 janar. Sipas disa burimeve pranë Donal Trump kjo është quajtur si një fyerje ndaj presidentit në detyrë.

Trump e quajti një fyrje nga vajza e tij vendimin për të marrë pjesë në inaugurimin dhe se pjesëmarrja e saj në të do t’i kushtonte mijëra vota dhe se ishte vendimi më i keq i jetës së saj.

Sulmi në Kongresin Amerikan disa ditë më parë tronditi klasën politike në Uashington, por jo vetëm. Pas trazirave, Donald Trump deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në marrjen e detyrës nga Joe Biden më 20 Janar, duke refuzuar pjesëmarrjen.

“Ivanka është e shqetësuar për karrierën e saj politike dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin”.

Por Ivanka po mendon për të ardhmen e saj politike. Pjesëmarrja në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek administrata e Biden, Ivanka Trump mendon se do të vlerësohet nga qytetarët, madje mund të fitojë mbështetës të rinj. Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga Ivanka Trump rreth këtyre lajmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *