LAJME

Disa persona në Kamenicë thyejn xhaminë dhe vjedhin arkën e mbushur me para

Policia ka bërë të ditur se disa persona kanë hyrë në xhami, dhe me forcë kanë hapur arkën e mbushur me para.

Vlera e parave në arkën e xhamisë në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ende nuk dihet.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se deri më tani personat janë të panjohur, dhe se rasti është duhe u hetuar.

“Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Periskopi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *