HOME

Djali i Cecës shpërthen në sharje ndaj kreut të Akademisë serbe që tha se “Kosova s’është e jona”

Velljko Raznatoviq, djali i këngëtares së famshme serbe, Svetlana Raznatovic, e njohur në masë si “Ceca”, ka përdorur sharje dhe ofendime të rënda ndaj Vladimir Kostiqit, kryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, pasi ky i fundit tha Kosova nuk i përket Serbisë.
“Kosova nuk është e jona dhe sa më shpejt që dikush ta thotë këtë, aq më mirë do të jemi”, tha dikur Kostiq, dhe së fundmi në një emision konfirmoi dhe argumentoi pozicionin e tij.

Kjo ishte arsyeja pse Veljko Raznatoviq i dha vetes të drejtën të drejtonte fyerje nga më të egrat në kurriz të akademikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *