HOME

Dje folke fjalë të mira për VV-në, Ja çfarë thotë sot Ramushi për Albin Kurtin

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se Vetëvendosje nuk ka plan ekonomik për zhvillimin e vendit. Ai mendon se një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti mund t’i zhgënjejë njerëzit në planin ekonomik.

“Mund të jetë zhgënjyese një qeveri VV për shkak se s’kanë plan qeverisës ekonomik. Nuk po shohim se si kanë me ndreq gjendjen ekonomike në këtë kohë të vështirë të krizës, nuk e shohim se si kanë me ju përgjigj pritjes së njerëzve’, thotë Haradinaj.

“Nuk e shoh se kanë me e përmirësu standardin me hapjen e vendeve të punës për rini. Nuk është çdo gjë populizëm. Qeverisja është një shkencë në vete, duhet me kriju efekte nga të cilat duhet me kriju vende të punës”, tha ai në RTK.

“Duhet me çu sinjale të mira për sipërmarrësit, shpresë, gëzim, eufori e gëzimit që ekonomia me nis me lulëzu, që njerëzit me harxhu paratë që me investu’, theksoi ai.

“Duhet me bo kujdes sidomos në pjesën e ekonomisë sepse me gabime mund të bësh ekonominë e vendit edhe më keq”, shtoi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *