HOME

Do çuditeni më pasurinë që posedon Agim Bahtiri, katër shtëpi, tokë…

Kryetari i Komunës së Mitrovicës kishte deklaruar se ka milionat kur erdhi dhe mori postin e të parit të qytetit, mirëpo asnjëherë nuk tregoi konkretisht bizneset që kishte jashtë vendit.Sidoqoftë, Agim Bahtiri rezulton milioner nga pronat e paluajtshme që ka.

Sipas deklarimeve që i bëri në qershor të këtij viti, ai ka katër shtëpi e tokë bujqësore, vlera e të cilave arrin 7 milionë e 610 mijë euro

Një shtëpi e Bahtirit, ka vlerën e 860 mijë eurove, një tjetër 200 mijë, e dy të tjera nga 150 mijë euro. Sipas deklarimeve, Bahtiri ka tokë bujqësore në vlerë hiç më pak se 6 milionë e 250 mijë euro.

Por, gjithë kjo pasuri nuk korrespondon shumë me paratë e gatshme që Bahtiri i ka në bankë. Ai ka deklaruar vetëm 20 mijë euro para të gatshme.

Të ardhura, sipas deklarimit, Bahtiri i ka vetëm dy rroga, atë të kryetarit që dikur thoshte se nuk e merr, dhe të fabrikës së këpurdhave prej 336 euro rrogë në muaj.

Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se posedon një veturë Q7, dhe nuk ka deklaruar dy Range Rovera e një Audi, të cilat para një jave tha vetë që i ka në pronësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *