SHOWBIZ

“Doja të prezantoja prejardhjen time”, Rita Ora flet për albumin e ri

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora publikoi dy ditë më parë mini-albumin e titulluar “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur si Imanbek, David Guetta dhe Gunna. Projekti i cili mori vëmendje të madhe me detajet e kulturës shqiptare, këngëtarja e cilësoi si më të vështirin që ka realizuar.

“Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore.”, u shpreh Rita.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ndërsa është ndalur më gjatë tek klipi i mini-albumit me katër këngë, për realizimin e të cilit ka bashlkëpunuar ngushtë me stilistin Valdrin Sahiti.

“Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua stilimet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai zbatoi aq bukur esencën e kostumeve tradicionale që ishte perfekte për mua.“, u shpreh Rita.

Rita ora dhe prania e emrit të saj në muzikë nuk ishte shumë aktual. Këngëtarja ka vendosur që fuqitë t’i ruajë për 2021-in, pasi siç tha ajo, këtë vit do të jetë shumë aktive si me projekte muzikore ashtu dhe kinematografike. Ndërkaq, ajo tha se mezi po pret të performojë sa më parë në Kosovë, duke shtuar se i mungon shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *