LAJME

Dy vëllezërit binjakë martohen me motrat binjake dhe jetojnë në shtëpi së bashku, por nganjëherë ngatërrohen

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë, dhe janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase.

Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19-vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre në qytetin Sumedang.

Më pas ata të dy u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, 19-vjeçaren Rina Nurhaeni.

Ellwindi thotë se kur ai nisi të shoqërohej me shoqen e tij, ajo kishte ndërruar emrin me të motrën, prandaj ai besonte se emri i të dashurës ishte Rina dhe jo Rina.

Por rrjedhimisht dy çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Jetesa së bashku ka nisur të sjellë konfuzion mes dy çifteve, pasi ata pranojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen.

Ellwindi tha për mediat lokale: “Nganjëherë ngatërrohemi. Unë dua të flas me Rani por e gjej veten duke folur me Rina.”

Babai i vëllezërve, 51-vjeçari Nopi Hidayat, tregon për tronditjen kur Ellwindi solli për herë të parë të fejuarën në familje.

“Kur e pashë mendova se ishte e dashura e Ellwanda”, tha ai

Çifti është bërë i famshëm në programin vendas ‘Brownis’ me historinë e tyre.

Deri tani asnjë nga çiftet nuk është mërzitur me martesën, madje të katërt kanë shkuar për pushime, bashke me anëtarë të tjerë të familjes.

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *