LAJME

Dyvjeçarja bie nga kati i 12-të, burri nga Vietnami e shpëton – vogëlushja përfundon në prehrin e tij

Një shofer i dërgesave në Hanoi të Vietnamit shpëtoi një vajzë dyvjeçare që ra nga kati i 12-të i një ndërtese.

Gjithçka ndodhi të dielën pasdite, ku Nguyen Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij për të kryer një dërgesë, dhe në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.

Një grua filloi të bërtiste kështu ai nxori kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte. Vogëlushja dy vjeçe ishte gati 50 metra mbi tokë
“E pashë atë që qëndronte në ballkon”, tha ai. Burri doli menjëherë nga makina e tij dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë më afër në rast se ajo do të binte.

“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Duke qëndruar në një çati metalike që përdorej për të ruajtur gjeneratorët, Manh 31-vjeçar, u hodh përpara për ta kapur atë.

“Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, deklaroi shoferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *