HOME

E nevojshme në Kosovë, mjegulla që lëshohet në momentin kur dikush tenton të kryejë grabitje (Video)

Të shumta janë rastet e grabitjeve thuajse në gjithë Kosovën. Por vjedhjet dhe grabitjet e armatosura janë të përhapura në fakt në gjithë botën.

Çanta nga krahu, kuleta, shtëpi, biznese e shumë të tjerë vidhen nga persona që nuk bëjnë punë tjetër përpos që marrin gjësendet e huaja dhe i përvetësojnë tek vetja e tyre.

Por dikush ka gjetur një zgjidhje speciale për të gjithë ata që tentojnë në mënyrë ta armatosur të grabisin në biznese, shkruan Indeksonline.

Në momentin kur personat e armatosur futen për të kryer një grabitje, sistemi i sigurisë parandalon atë duke lëshuar mjegull.

Pra në atë moment kur alarmi ndizet, personat e armatosur mbulohen nga mjegulla që iu pamundëson kryerjen e veprës. Sigurisht se një sistem sigurie është mëse i nevojshëm në Kosovë, ku vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt pati 46 grabitje./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *