HOME

E pranon ish-zyrtari i LDK-së: Vjosa Osmani do të ishte kryetare e partisë, por ja kush e pengo

Ish-zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj ka treguar se si Isa Mustafa në kuvendin e parafundit të kësaj partie, është zgjedhur kryetar i LDK’së.

Ai thotë se po të mos ishte shantazhi që iu është bërë delegatëve të degëve, Vjosa Osmani do të ishte kryetare e LDK’së.

“Isa Mustafa është zgjedh përsëri edhe dy herë kryetar i LDK’së, në atë kuvendin jo të fundit por të parafundit, ka qenë një kuvend aq i rëndë aq i vështirë, pothuajse një kuvend policor. Të vetmën herë në historinë tonë, delegatët e degëve janë ulur në një vend dhe secili kryetar i degës është ulur pas delegatëve të tij, që të shoh secilin se çka po voton.

Paraprakisht, para se të shkohet në kuvend janë thirrë delegatët dhe janë shantazhuar se nëse ti nuk e voton Isa Mustafën por Vjosa Osmanin, sepse pritej që ajo të kandidohej, do ta humbin vendin e punës”, tha Salihaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *