HOME

E preferuara juaj? As Mozzik, as Tayna, as Melisa, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Ditët e fundit artistët shqiptarë kanë qenë shumë aktivë pasi kanë publikuar këngë të ndryshme, të cilat janë dëgjuar shumë nga publiku.

Kemi patur rikthime, si Flori Mumajesi, por edhe debutime si Melisa, ish-konkurrentja e Përputhen. Ajo publikoi disa ditë më parë këngën e saj të parë me titull “U kry”, duke iu futur kështu tregut muzikor dhe për disa ditë ishte numër 1 në “trending youtube”.

Mirëpo, momentalisht kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët është bashkëpunimi i Bes Kallakut dhe Andi Shkozës nën titullin “Rudina”, ndërsa në vend të dytë është Enca me “Nashta”.
Podiumi plotësohet nga Melisa me “U kry”, ndërsa bashkëpunimi i suksesshëm i Taynës dhe Flori Mumajesit “Magdalena”, pozicionohet në vend të 4-ërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *