HOME

“E prisja të ishte e shëndoshë por jo kaq shumë”/ Nëna sjell në jetë vajzën që peshon gati 6 kg

Një çift nga Australia kanë marrë një surprizë të madhe kur zbuluan se vajza që po prisnin peshonte jo pak, por 5.9kg.

Emma dhe Daniel Millar nga Mount Warrigal, e kishin kuptuar pak a shumë që vajza e tyre mund të ishte disi me përmasa të mëdha, por nuk e prisnin kurrë që të sillnin në jetë një ‘mundëse sumo të vogël’.

Vajza e quajtur Remi erdhi në jetë këtë javë me anë të një ndërhyrjeje urgjente cezariane në spitalin Wollongong Hospital.

Ditën kur lindi, më 7 tetor, Remi ishte 38-javëshe ndërsa nëna e saj, 27-vjeçarja Emma, tha se nuk e prisnin që të ishte aq ‘bullafiqe’.

Emma u shpreh për mediat:

Ajo është si një mundëse e vogël sumo. E prisja që të kisha një fëmijë të shëndoshë pasi kisha diabet gestational, por jo kaq të madhe. Kur isha 35-javëshe bëmë një vizitë dhe morëm vesh që kishte arritur 4 kg, por nuk prisnim që të shtonte më shumë.”
Emma e solli fëmijën e saj të parë me operacion dhe ka vazhduar të bëjë të njëjtën gjë me fëmijët e tjerë pasi është opsioni më i sigurt për veten dhe fëmijët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *