HOME

Emisari i BE’së heq Kosovë nga harta, e kthen në Serbi

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë Miroslav Lajçak.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans), njofton Klan Kosova.

Nga aty Lajçak foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd.

Në kryeqytetin e Kosovës emisari europian mes tjerash pritet ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të cilin në raport me dialogun, diplomati ka shumë pritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *