HOME

Emocionuese: E gjeti vëllain e tij të humbur pas 70 vitesh

Këta vëllezër binjak u adoptuan nga familje të ndryshme në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore.
Pasi ishin të ndarë për rreth 70 vjet, ribashkimi për të cilin ata kishin ëndërruar u bë realitet.
Gjatë gjithë kohës, Lucian Poznanski, 71 vjeç, kurrë nuk e kishte ditur se ka një vëlla binjak, por, ai gjithmonë e kishte ndjerë se e ka një.

“Në zemër, gjithmonë e kisha një ndjenjë se kisha një vëlla binjak”, kishte thënë ai për BBC.

Kur ishte në fund të 60’ave të tij, ai e kuptoi për herë të parë se kjo ndjenjë ishte e vërtetë, dhe ishte habitur.

“Nuk mund t’i mbaja emocionet… isha në shok”, tha ai.
“Nuk brengosem edhe nëse e fitoj lotarinë, thjeshtë e dua vëllain tim pranë meje”, tha ai.

Binjaku i tij, George Skrzynecky, kuptoi se kishte një vëlla binjak kur ishin të dy 17 vjeç.
George kishte provuar ta gjente atë gjatë viteve të 60’a, por pa fat.
Më pas, George u shpërngul në SHBA.

“Për 70 vjet, jetova me gjëra të panjohura dhe mendoja se kurrë nuk do ta gjej atë”, tha Skrzynecky.
“Kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodh”, tha ai.

Vëllezërit më pas ishin ribashkuar me ndihmën e Kryqit të Kuq.
Ata më në fund u takuan pas 70 vitesh të ndarë.
Shiko Videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *