HOME

Firmino dhuroi një asistim magjik për golin e Salah ndaj Leicester City

Roberto Firmino ka ‘çmendur’ të gjithë me një asistim magjik për bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah.

Liverpooli u mposhtu befasisht dhe me rikthim nga Leicester City me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 24-të në Ligën Premier.

Goli i vetëm për ekipin e Jurgen Klopp u shënua në minutën e 67-të nga egjiptiani Mohamed Salah.

Lexo po ashtu:
Liverpooli në krizë të thellë, Leicesteri e përmbysë për dy minuta
Liverpooli në krizë të thellë, Leicesteri e përmbysë për dy minuta
Megjithatë, më shumë se goli dhe humbja e Liverpoolit, bujë po bën dhe po përfolët asistimi i brazilianit Firmino.

— Liverpool FC (@LFC) February 13, 2021

Firmino mori një top në zonën e ‘Dhelprave’ dhe i rrethuar nga katër lojtarë kundërshtar bëri një lëvizje të mahnitshme duke e kthyer në asistim.

Ylli brazilian bëri një ‘samba’ dhe me thembër asistoi tek Salah, i cili e konvertoi në gol. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *