HOME LAJME

Fitoi 60 Milionë $ Në Lotari, Numrat Fitues I Pa Në Ëndërr

Fitoi 60 Milionë $ Në Lotari, Numrat Fitues I Pa Në Ëndërr

Një grua 57-vjeçare luajti një lotari duke ndjekur numrat që burri i ka ëndërruar rreth 20 vjet më parë.

Në dhjetor, ëndrra e tij u bë realitet kur gruaja e tij luajti ato numra dhe fitoi një çmim prej 60 milion dollarësh, thanë Ontario Lottery and Gaming (OLG) në një njoftim për shtyp.
Më 1 dhjetor, nëna e dy fëmijëve e cila u pushua nga puna gjatë pandemisë shkoi në bankë për të paguar disa fatura ndërsa burri i saj kontrollonte biletat.

Kur u kthyen në makinë, ai i tha asaj se kishin fituar 60 milion dollarë.
“Isha e lumtur , po qaja në të njëjtën kohë. Nuk mund ta besoja në fillim,” -tha Deng Pravatoudom gjatë një feste virtuale, ku asaj iu dha çeku.

Pravatoudom emigroi nga Laosi në Kanada me 14 vëllezërit e motrat e saj në 1980. Për dekada, ajo dhe burri i saj kanë punuar shumë për të mbajtur familjen e tyre, tha ajo.
“Familja ime u sponsorizua nga një kishë lokale dhe sepse nuk kishim asgjë, unë jam mirënjohëse për mbështetjen e madhe që na dhanë gjatë viteve,” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *