LAJME

Flet për “Lajm” 13 vjeçari i akuzuar për protestën kundër rastit “Monstra” dhe babai i tij

Disa të rinj shqiptarë nga Shkupi dhe familjet e tyre, dje kanë kaluar një ditë të të vështirë. Ata janë thirrë në stacione policor për shkak të pjesëmarrje në protestën kundër rastit “Monstra”, ku siç thonë, janë maltretuar nga policia, shkruan gazeta Lajm.

Njëri prej tyre është edhe Burim Aziri, 20 vjeçar. Ai rrëfen se 12 orë pa ndërpre është maltretuar psiqikisht nga ana e inspektorëve policorë, që nga ora 9 e mëngjesit deri pas orës 9 në mbrëmje. Për inspektorët shqiptarë, thotë se bashkë me ata maqedonas, u kanë bë presion të pranojnë që kanë shkaktuar incidente gjatë protestës.

Burimi thotë se kryetari i ASH-së, Zijadin Sela u ka dalë në ndihmë, duke dërguar avokatët në stacionin policor. Kurse edhe më i shqetësuar se Burimi është Adis Berisha, i cili edhe pse vetëm në moshë 13 vjeçare, është ftuar në polici. I shqetësuar është edhe babai i tij, i cili akuzon se në Maqedoni është kthyer regjimi i Jugosllavisë.

Polici aka kryer edhe bastisje në lagjen Dizhon, ku jetojnë një pjesë e të rinjve që janë ftuar në bisedë informative. Nga inspektorët policorë janë shqetësuar jo vetëm familjet e tyre, por edhe fqinjët, të cilët pyesin se ku janë politikanët të ju ofrojnë ndihmë në këto momente.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, sot konfirmoi se 14 persona janë ftuar në biseda informative lidhur me protestën e fundit kundër rastit Monstra. Një pjesë e tyre akuzohen për shkelje të protokolleve shëndetësore në kohë pandemie, kurse një pjesë për dëmtim të pronës shtetërore dhe private, pasi kanë sulmuar veturat policore dhe kanë dëmtuar ndërtesën e Ministrisë së punëve të brendshme./Gazeta LAJM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *