HOME

FOTO/ E pabesueshme, binjakët lindin 30 minuta larg njëri-tjetrit, në ditë, muaj dhe dekada të ndryshme

Një motër dhe një vëlla binjakë kanë ardhur në jetë në dy dekada të ndryshme vetëm 30 minuta larg njëri-tjetrit në një spital në Indiana në natën e ndërrimit të viteve.

Jason Tello mirëpriti në jetë dy foshnjat e shëndetshme në ditë të ndryshme, muaj dhe dekada të ndryshme në Carmel.

Joslyn Grace Guilen Tello lindi në orën 23:37 të mbrëmjes së 31 dhjetorit duke u bërë foshnja e fundit e lindur në vitin 2019 në Ascension St. Vincent Carmel.

Ndërsa vëllai i saj Jaxon DeWayne Mills Tello lindi saktësisht 30 minuta më vonë në orën 00:07 në 1 janar.

Jaxon hyri në histori si fëmija i parë i lindur në vitin e ri dhe dekadën e re në Indiana.

“Jemi pa fjalë, e kishim menduar se mund të lindnin në data të ndryshme por morëm një surprizë të madhe. Lindën në data, vite dhe dekada të ndryshme,”- tha babai i fëmijëve Tello.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *