LAJME

Ftesë në 5/ Dontai & Kaory flasin shqip, video që s’duhet humbur

“Të dua” është një prej fjalëve që kanë mësuar në gjuhën shqipe Dantoi dhe Kaory, çifti britanik i blogerëve që e duan shumë Shqipërinë.

Në një intervistë ekskluzive për “Ftesë në 5” ata kanë treguar pse e duan kaq shumë vendin tonë dhe çfarë i pëlqen më shumë nga Shqipëria.

Ata numërojnë më shumë se 1 mln ndjekës në Tik tok dhe videot e tyre arrijnë miliona klikime në youtube dhe kanë vendisur që udhëtimin nëpër vende të ndryshme të botës, ta nisin pikërisht nga vendi ynë.

Ndër të tjera ata thanë gjatë intervistës se kanë shumë mbështetës nga shqipëria dhe se I pëlqejnë ushqimet, këngët dhe mbi të gjitha mikpritja shqiptare. Ajo që të bën përshtypje është gjithashtu se Dontai dhe Kaory dinë shumë informacione mbi vendin tonë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *