HOME

Gjermani ‘mbуll’ kufirin, nga e diela duhet tеѕti kundër Со vid-19

Qeveria gjermane ka marrë sot vendimin që prej së dielës do duhet që të gjithë shqiptarët të bëjnë testin kundër Co vid-19.

Në një postim në mediat sociale, ambasada e Gjermanisë në Shqipëri shkruan se “Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Co vid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria”.

Kjo do të thotë se që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani për “personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të larduhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Co rona Vi rus SARS-Co V-2.”

Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera. Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani. Më tej sqarohet se “dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht”.

Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *