HOME

Gjyqtari ‘ndez’ Barcelonën: Raste identike dhe vendime të ndryshme

Mbrëmjen e kaluar, Barcelona arriti që me shumë vështirësi ta kalojë në finale e Superkupës së Spanjës.

Katalanasit po kryesonin me shifrat 1-0 deri në minutën e 50, kur Frenkie De Jong preku një top me bërryl në zonë, pas krosit të Oyarzabal.

Arbitri e akordoi penallti atë rast dhe e gjithë kjo ka ngjallur polemika. Në fakt shumica e specialistëve e konsiderojnë si penallti të rregullt, por polemikat qëndrojnë kur bëjmë një krahasim.

I njëjti gjyqtar, Jose Luis Munuera, në një rast thuajse identik në një ndeshje të Real Madrid nuk ka akorduar penallti.

shte ndeshja Eibar-Real Madrid në dhjetorin e kaluar dhe Sergio Ramos preku pastër me bërryl sferën në zonë, por gjyqtari vazhdoi lojën dhe nuk pranoi as ta shikonte në VAR.

Ishte minuta e 85-të dhe shifrat mund të shkonin 2-2. Pikërisht këtë episod prek Mundo Deportivo, duke kritikuar gjykimin me dy standarde të gjyqtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *