HOME

Gjyste Vulaj nuk i mban lotët kur i përmendin të bijën: Paragjykimet tona janë katastrofë!

E ftuar sot në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, këngëtarja simpatike Gjyste Vulaj foli hapur për jetën personale e familjen.

Gjyste ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes nga mediat, por edhe nga njerëz që e kanë komentuar për për pamjen e saj ekstravagante, marrëdhëniet me të shoqin apo jetën e tyre të zhurmshme.

E pyetur rreth këtyre, këngëtarja tregoi se nuk arrin ta kuptojë si mund të gjykohet, kur në fakt ka qenë gjithnjë një bashkëshorte shembull dhe ka një jetë private pa skandale.

Megjithatë në bisedë e sipër, teksa ishte duke folur për të bijën e lëshoi veten, duke lënë të kuptoj se kur vjen fjala te vajza nuk i toleron paragjykimet dhe fjalët e njerëzve.

“Po pse a është krenari për mua, nëse nesër do thuhet që vajza s’di të këndojë, por është veç për bukuri e ka vlera të tjera”, tha ajo e përlotur. E ndërsa më vonë shtoi se vajza është shumë e talentuar, thjesht po pret momentin e duhur për t’u bërë pjesë e tregur muzikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *