LAJME

Gold AG: Gruaja është komantanti! Nëse djali nuk do bëhej mysliman…(VIDEO

Një deklaratë e bërë disa muaj më parë e reperit Gold Ag u bë mjaft virale në rrjet, pasi ai u shpreh se nuk e lejoi bashkëshorten e tij të punonte gjatë shtatëzanisë.

Mirëpo, kjo u keqinterpretua nga publiku i gjerë që e interpretoi sikur ishte reperi ai që vendoste për gruan e tij, Ermirën.

Së fundmi,në një intervistë për “Glamour Zonë” në Rtv Ora, Gold Ag tregoi versionin e vërtetë të kësaj deklarate duke shprehur se është gruaja ajo që e komandon atë.

Ester Bylyku: A je ti ai që merr vendimet në familje? Ti vendos për gruan tënde?

Gold Ag: Kohën kur unë e ndalova të punonte ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte dëshirën për të punuar, ndërsa unë kisha fríkë se mos infektohej. Kisha fríkë të dyanshme, se mbase i ndodhte diçka e keqe edhe gruas edhe fëmijës. Edhe nëse ajo ka gabim për diçka unë nuk e ndaloj, thjesht i them që ka gabim. Unë i marr mendim për shumë gjëra, edhe përpara se të dali ndonjë këngë e re pyes rrethin tim, por i marr mendim edhe asaj. Pse mos ta pyes komandantin? (qesh)

Ester Bylyku: Portalet thonë: ‘Goldi ndalon gruan’, kurse ti thua ‘Më komandon gruaja’…

Gold Ag: Ku ka më mirë. Më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë. (qesh)

Shiko Videon

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur Gold Ag u bë baba për here të parë.

Fryt i dashurisë së tij dhe bashkëshortes Ermira, ishte vogëlushi Gueril. Menjëherë nisën edhe thashethemet mbi momentin kur djali erdhi në jetë, dhe një nga më të përhapurat që pushtoi edhe portalet ishte se djali lindi në krahët e deputetes Time Kadriaj.

Për herë të parë, Gold Ag sqaron të vërtetën në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Më bëri përshtypje ky lajm. Është interpretuar nga publiku sikur e priti vetë deputetja djalin. Si është e vërteta?

Gold Ag: Bëre mirë që e hape këtë temë sepse dua ta sqaroj. Timja me profesion është gjinekologe, dhe si ç’do njëri kur njeh dikë, kërkon favor që të gjendjen. Timja u tha gjinekologëve që aty ishte nusja ime, dhe t`i gjendeshin pranë. Timen e falenderoj dhe e çmoj jashtëzakonisht shumë, sepse e meriton, por djali im nuk lindi në duart e saj. Time Kadriaj ka bërë shumë për djalin tim, ka folur me të gjithë spítalin dhe i ka thënë të qëndrojnë gati, por punën e ka bërë stafi i spítalit.

Reperi ka qenë gjithnjë i hapur për besimin e tij. Ai është mysliman i devotshëm, dhe me të njëjtën frymë do të rris edhe djalin e tij Guerilin.

Por çfarë do të ndodhte nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç ai e ka parashikuar?

‘Nëse Gueril do të rritej dhe s’do të pranonte të bëhej mysliman, gabimin do ta gjeja tek vetja jo tek ai. Aty unë do të kuptoja që nuk kam bërë një punë të mirë. Por nuk do ta pengoja në rrugën e tij sepse feja është ndjesi. Sigurisht që mirë nuk do të më vinte, por nuk do ta detyroja për asgjë‘, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *